Kryetari i Këshillit të Kuvendit, Edi Paloka këtë të premte në zyrën e tij ka pritur mediat ku ka treguar nga afër të gjithë formularët e dorëzuar nga mbështetësit e ish kryetarit të PD-së Sali Berisha të cilët kërkojnë mbajtjen e një kuvendi. Paloka në fjalën e tij ka theksuar se detyra e tij është që të depozitoj formularët që më ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet nga komisioni i mandateve. Ndërkohë ai theksoi se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat.