Top News – Palestinezët vriten duke kërkuar lëmoshë. Izraeli qëllon te qëndrat e ndarjes së ndihmave
19/07/2025 18:31

Të paktën 32 palestinezë që po kërkonin ushqim janë vrarë nga të shtënat izraelite pranë dy pikave të shpërndarjes së ndihmave pranë Khan Younis dhe Rafah në Gazën jugore, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi. Dhjetëra u plagosën gjithashtu pranë dy vendeve të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli. Fondacioni tha se nuk kishte incidente "në ose afër" vendeve të tyre, por se kishte pasur "aktivitet të Forcave Mbrojtëse të Izraelit para se të hapeshin qendrat e ndihmës. Një dëshmitar okular i tha agjencisë së lajmeve Reuters se të shtënat izraelite ishin për të vrarë". Ministria palestineze e shëndetësisë tha se një numër i madh të plagosurish u dërguan në spital. Ka raportime pothuajse të përditshme për palestinezë të vrarë ndërsa kërkojnë ndihmë që kur GHF filloi operacionet në fund të majit. Dëshmitarët thonë se shumica janë qëlluar nga forcat izraelite. IDF tha për BBC se në incidentin e fundit, trupat qëlluan me të shtëna paralajmëruese për të parandaluar "të dyshuarit" që t'u afroheshin atyre, duke thënë se incidenti ndodhi para se të hapeshin vendet e ndihmës.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47