Top News – Palestinezët ‘bien pa ndjenja’ në rrugë / Uri masive në Gaza, Izraeli ka bllokuar ndihmat
24/07/2025 12:51

Njëzet e një muaj pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza, enklava është përfshirë nga skena vdekjeje dhe urie në rritje, me shumë të vrarë ndërsa përpiqeshin të siguronin ndihma, të tjerë që vdesin nga uria dhe dënimi në rritje i sjelljes së Izraelit edhe nga shumë prej aleatëve të tij më të ngushtë.Palestinezët në Gaza po vuajnë nga "uria masive" e shkaktuar nga njeriu për shkak të bllokadës së ndihmës në enklavë, paralajmëroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë gazetarët në një konferencë të mërkurën."Prindërit na tregojnë se fëmijët e tyre qajnë derisa i zë gjumi nga rraskapitja dhe uria," tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. "Qendrat e shpërndarjes së ushqimit janë bërë vende të rrezikshme". Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se një mijë njerëz janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa kërkonin ushqim që nga fundi i majit, kur një grup i ri ndihmash i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, Fondacioni Humanitar i Gazës, filloi të vepronte.Nga këta, qindra kanë vdekur pranë qendrave të Fondacionit, sipas OKB-së. Fondacioni u krijua për të zëvendësuar rolin e ndihmës së OKB-së në Gaza dhe është kritikuar gjerësisht për dështimin në përmirësimin e kushteve.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47