Pakti i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë nuk u prit mirë nga pala serbe, e cila e konsideron këtë iniciativë provokuese dhe tentativë për të hapur një garë armatimesh. I ftuar në Top News, ish zyrtari i NATO-s, Jamie Shea vlerësoi se kjo marrëveshje nuk është kundër Beogradit, duke shtuar se vendet e rajonit nuk duhet të kthejnë sytë vetëm nga BE dhe NATO, ndaj bashkëpunime të tilla janë pozitive.