Gjermania ka dyshime mbi marrëveshjen e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Dilemat lidhen në dy drejtime. Së pari zbatueshmëria e saj praktike në terren dhe së dyti mundësia që të shkelë të drejtat e njeriut. Ministrja e Brendshme gjermane, Nansi Faser deklaroi të premten se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që janë vende tranziti të emigrantëve drejt Europës, por edhe që plotësojnë standardet e shtetit ligjor.