Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar padinë e bërë nga Lulzim Basha përsa i përket marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ktheu kërkesën e Lulzim Bashës për plotësim dokumentacioni, por pasi u dorëzua sërish në gjykatë, është vendosur që të mos legjitimohet dhe të mos merret në shqyrtim. Në argumentin e dhënë për mos-legjitimimin e padisë së Bashës, Gjykata Kushtetuese nënvizon se çështja nuk është në interesin e subjektit “Partia Demokratike”.