Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demorkatike për shfuqizim të ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”. Ligji u miratua më 3 dhjetor të vitit 2020 dhe synon zhvillimin e Portit të Durrësit, teksa deputetët e Paritsë Demokratike e dërguan në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se është I papajtueshëm me kushtetutën. Ata kërkuan gjithashtu që ligji të pezullohej, deri sat ë shprehej institucioni më I lartë kushtetues në vend.