Top News – Pakti i Washington-it/ Kosova nis zbatimin e një pike
16/10/2020 15:30

Kosova është vënë në lëvizje për të zbatuar një pikë të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington, më 4 shtator. Ajo lidhet me rrjetin 5G dhe përdorimin e pajisjeve të teknologjisë nga shitës të sigurt. Për këtë qëllim, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike. “Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, deklaroi Hoti. Në marrëveshjen për normalizim ekonomik të firmosur në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, vendet u zotuan të ndalonin në rrjetin e komunikimit përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të jo të besueshëm. Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huawei dhe rrjetin e saj 5G. Washingtoni e ka vendosur Huawein në “listën e zezë”, pasi vlerëson se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe e përdor teknologjinë e saj për të spiunuar në emër të qeverisë kineze.

Top Channel/ Kosova pa kandidat për president/ Osmani e Haradinaj pa 30 nënshkrime, pritet…
21/02 12:21
Top News- Osmani takon Rubion/ Presidentja: Diskutuam edhe për anëtarësimin në NATO
20/02 22:38
Top News- Migracioni i parregullt në Kosovë/ Rrjetet e kontrabandës po rrezikojnë sigurinë
20/02 22:27
Top News- Pagesat mbeten në ‘udhëkryq’/ KE: Pagesat, pas njoftimit të Kosovës për marrëveshjet
20/02 22:26
Top News – Miratohet buxheti në Kosovë. Vetëvendosje rrëzon të gjitha amendimet e opozitës
20/02 21:02
Top Channel/ Kosova miraton buxhetin 4 mld € vetëm me votat e mazhorancës
20/02 19:52
Top News- Kosova masa ndëshkuese kundër Rusisë/ Miraton pakon e 19 të sanksioneve të BE ndaj Moskës
20/02 19:38
Top News – Vetëvendosje nuk ka vendosur për Osmanin. Presidenti i ri dhe sfida për 80 vota në Kuvend
20/02 18:18
Top Channel/ Kush do jetë President i ri i Kosovës?! Sfida e re e politikës
19/02 15:20
Top News- Vrau shtetasen argjentinase/ Gjykata e Prishtinës dënon me 18 vite burg autorin
19/02 13:14
Top News- ‘FSK, në mesin e ushtrive më të forta në rajon’/ Maqedonci: 450 mln euro investime
19/02 12:53
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit! Seancë maratonë gjyqësore, çfarë ndodhi në Hagë
18/02 20:44
Top Channel/ “Ndërgjegjia ime është e pastër”, Kadri Veseli në Hagë: Kanosje dhe kërcënim
18/02 20:43
Top Channel/ E plotë! Jakup Krasniqi në Hagë: Mu mohua e drejta për të jetuar vitet e mbetura
18/02 20:42
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi “i vë pikat mbi i”: Mashtrim, nuk…
18/02 20:09
Top Channel/ UÇK thotë fjalën e fundit në Hagë! Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi: Luftuam për liri!
18/02 19:48
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Thaçi: Më 17 shkurt 2008, duke ndjerë rrahjet e stërgjyshërve tanë…
18/02 19:45
Top Channel/ “Jam i pafajshëm”,Thaçi i prerë para trupit gjykues në Hagë: Është vetëm një e vërtëtë!
18/02 19:39
Top Channel/ Beteja e UÇK-së në Hagë, çfarë nodhi në seancën maratonë
18/02 19:07
Top Channel/ “Jam në fazën e fundit të jetës”/ Deklarata prekëse e Krasniqit në Hagë: Rrezikova…
18/02 19:05
DIGITALB DIGITALB