Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi paktin me Shqipërinë për emigrantët, teksa plot 155 deputetë votuan pro marrëveshjes, ndërsa 115 të tjerë ngritën kartonin kundër. Projektligji i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët parashikon hapjen e dy qendrave të pritjes në territorin shqiptar, me shpenzimet e shtetit Italian, teksa miratimi në dhomën e deputetëve u shoqërua me duartrokitje.