Përmes një komunikimi, Posta e Kosovës i ka bërë thirrje publikut që mos bien pre e mashtrimeve nga disa SMS që po paraqiten në emër të Postës. Sipas Postës së Kosovës, qytetarëve iu kanë mbërritur disa linqe ku njoftohen se pakoja e tyre ka mbërritur. Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i klokojnë linqet dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të saj. “Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare”, shkruhet në njoftim.