Një pako e dyshimtë e gjetur në mes të rrugës, zonën e plazhit të vjetër në Vlorë ka shkaktuar panik dhe frikë. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë pasi dyshohet se brenda pakos mund të ketë lëndë plasëse. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.