Policia e Shtetit ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Pako 5”, i cili kishte në fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa me përqindje të lartë THC, të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, për qëllime shitjeje në tregun vendas.