Një sulm i militantëve në një bursë shkëmbimi valutash në Pakistan përfundoi me vrasjen e të katër sulmuesve, tha policia. Sulmi ndodhi mëngjesin e së hënës në Karaçi, qendrën financiare të Pakistanit. Shefi i policisë në Karaçi, Ghulam Nabi Memon, tha se “katër sulmuesit janë vrarë”. Raportohet po ashtu për vrasjen e katër rojeve të sigurisë, një polici dhe një kalimtari. Sipas korrespondentëve, situata është nën kontroll dhe të gjithë punonjësit e bursës janë mirë.