Me debate është zhbilluar këtë të hënë mbledhja e komisionit të Ekonomisë, ku u prezantuan 3 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku u shpreh se ndryshimet e parashikuara ndëshkojë ata që kanë qenë të rregullt, ndërsa kërkohet të falen shkelësit e ligjit. Nga ana tjetër, kritik është shfaqur edhe deputeti Erion Braçe, i cili kërkoi që ligjet të prezantohen dhe diskutohen pasi t’i bëhet një analizë e thellë procesit të fiskalizmit.