Kryeministër, të nderuar kolegë, atëherë shumë prej iniciativave që tashmë po ndërmerren në kuadër të fuqizimit të pushtetit vendor ë janë të fokusuara në katër drejtime. Kemi zhvillimin ekonomik, kapacitetet vendore, modernizimi i qeverisjes dhe performanca e shërbimeve. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, patjetër që paketa e maleve është një ndër nismat kryesore. Sot që flasim janë rreth 25 bashki të cilat kanë përcaktuar zonat prioritare dhe vetëm në këto zona prioritare tashmë janë mbi 300 aplikime reale të cilat janë duke u trajtuar nga pushteti vendor për sa i përket ndjekjen e hapave të cilët duhen deri në përfundim të lejës së ndërtimit nga të gjithë aplikantët.”, tha ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.