Inflacioni kërceu në 7.5 për qind në muajin korrik, duke reflektuar rritjen e menjëheshme të çmimeve të ushqimeve, karburantit dhe energjisë elektrike. Shoku ekonomik pushtoi gjithë rajonin pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, por sipas ministres së financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në Shqipëri rritja e çmimeve është ndjerë më pak, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.