Gjimnazi “Myslym Keta” në Kombinat hap dyert këtë vit të ri arsimor. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një inspektim në kantierin e shkollës. Gjimnazi do të jetë gati për nxënësit këtë vit të ri arsimor, pjesë e paketës së 10 shkollave të reja që po rindërton Bashkia e Tiranës.