Rama, u takua me përfaqësues të biznesit për të shpjeguar efektet lehtësuese dhe ndryshimet në kuadrin fiskal, që pritet të hyjnë në fuqi duke filluar nga muaji prill. Kreu i qeverisë, Edi Rama artikuloi se një pikë e rëndësishme e kësaj pakete është zerimi i tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë si dhe përgjysmimin e tatimit mbi pagën për qytetarët që përfitojnë 50 mijë lekë në muaj, ndryshime të cilat prekin më shumë se 56 për qind të shqiptarëve. Duke folur me gjuhën e shifrave, Rama deklaroi se do të alokohet një fond i posaçëm për financimin e çmimit të energjisë për familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.