Ministri i Financave Ervin Mete mori pjesë në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë të Malit të Zi. Takim ky që u mbajt dy ditë pas miratimit nga Parlamenti Evropian të Paketës prej 6 miliardë eurosh të Planit të ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.