Danimarka vijon të mbështesë Ukrainën në luftën e saj për çlirimin nga pushtimi rus. Së fundi Ministria e Mbrojtjes Daneze ka njoftuar se ka siguruar nëj paketë ndihme ushtarake shtesë për Kievin, vlera e të cilës kalon shifrën e 140 milionë dollarëve. Paketa e mbështetjes daneze për Ukrainën përfshin municione, armë dhe mjete të tjera luftarake, që do të transportohen në Kiev për t’u përdorur nga luftëtarët vendas. Në paketën e nidhmës përfshihen gjithashtu edhe veshje e kapele për ushtarët, si dhe 9 serviuse të lëvizshme për riparimin e mjeteve ushtarake që përdorebn në luftë.