Pjesëmarrja në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e TikTok nuk ishte në pritshmëritë e kreut të Partisë Demokratike. Megjithatë, Berisha e konsideroi atë historike për nga cilësia, jo sasia. Në protestë fjalën e mbajtën të rinjtë e Partisë Demokratike, që akuzuan kryeministrin Edi Rama si autor të korrupsionit dhe largimit masiv të shqiptarëve.