Pamje dhe prova të reja janë publikuar në seancën gjyqësore të kësaj të hëne, për vrasjen e Liridona Ademajt. Fillimisht u publikuan pamje se si Naim Murseli, bashkëshorti I të ndjerës ishte takuar me Granit Plavën gjatë ditës së krimit. Më pas në sallë është dëgjuar edhe një audio-incizim nga momenti kur vritet e ndjera Liridona Ademaj. PAmje janë publikuar edhe nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar për Liridonën dhe dy fëmijët e tij në një restorant, ku po aty është shfqur edhe Granit Plava, ekzekutuesi.