E enjtja është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosovë, teksa Kuvendi ka njoftuar se aktualisht vetëm një emër ka si kandidat. "Deri më tani kam pranuar vetëm një kandidaturë për president", tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, duke iu referuar Glauk Konjufcës, aktualisht zv.Kryeministër dhe ministër i Jashtëm në qeverinë e Kurtit. Duke qenë se sipas Kushtetutës duhen dy kandidatura për të nisur procesin e votimit, nuk mund të thirret seanca.