Top News – Pak bukë dhe ushqim foshnjash në Gaza / ‘Vetëm një pikë në oqean’, pak ndihma në territor
22/05/2025 14:15

Furnizimet me miell dhe ushqim do fillojnë të mbërrijnë te disa nga banorët më të prekur në Rripin e Gazës, pasi Izraeli lejoi hyrjen e më shumë kamionëve me ndihma. Megjithatë, këto furnizime nuk do t’i mbulojnë aspak mungesat e shkaktuara nga bllokada 11-javore, kanë thënë zyrtarët palestinezë. Izraeli tha se i lejoi 100 kamionë, të mbushur gjithashtu me ushqim për foshnja dhe pajisje mjekësore, të futen në Gazë të mërkurën, dy ditë pasi njoftoi se i kishte lehtësuar kufizimet si rrjedhojë e trysnisë ndërkombëtare. Izraeli e vendosi në mars bllokadën ndaj të gjitha furnizimeve, duke thënë se Hamasi po i merrte dërgesat për t’i përdorur për luftëtarët e vet. Hamasi i ka mohuar akuzat e Izraelit. OKB-ja tha se një e katërta e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është në rrezik urie. "Disa furra buke do të fillojnë të marrin miell për të gatuar bukë dhe presim që shpërndarja e bukës të nisë më vonë gjatë ditës", tha për Reuters Amjad al-Shaëa, drejtori i Rrjetit të Organizatat Joqeveritare Palestineze në Gazë. Ai tha se vetëm 90 kamionë kishin arritur të hynin. "Gjatë armëpushimit hynin 600 kamionë çdo ditë, që do të thotë se sasia e tanishme është një pikë në oqean, pra asgjë", tha ai. Furrat e mbështetura nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së do të gatuajnë bukën dhe stafi i agjencisë do ta shpërndajë atë. Kjo do të bëhet në mënyrë më të kontrolluar sesa më parë, kur bukëpjekësit e shisnin bukën drejtpërdrejt tek banorët me çmim të ulët, shtoi ai. "Ideja është të përpiqemi të arrijmë tek familjet më në nevojë, ato që janë në gjendje dëshpëruese, pasi kjo është vetëm fillimi", tha Shaëa. Ndërsa ndihmat e para mbërritën pas bllokadës, sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 35 palestinezë në të gjithë enklavën të enjten, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli do të ishte i hapur për armëpushim të përkohshëm për të mundësuar kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza. Por, ai tha se, nëse ata nuk kthehen, Izraeli do ta vazhdojë fushatën ushtarake për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58