Komisioneri Shtetëror I Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, I ka kthyer përgjigje operatorit postar DHL, lidhur me ultimatumin e dhënë për shlyerjen e pagesës prej 8.6 milionë eurosh brenda 15 ditësh, në mënyrë që të mos I ngarkohet edhe kamatvonesa. Në letrën në fjalë, Celibashi ndër të tjera kërkon tërheqjen e DHL nga kamatvonesa, si një formë presioni, teksa shton se kontrata do të batohet e plotë.