Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, i ka zbutur qëndrimet lidhur me votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Nga amendamentet e propozuara nga KQZ, Berisha thekson se do të votojnë vetëm atë që parashikon pagesën e postës për emigrantët, por asnjë amendament tjetër të propozuar nga socialistët e të dorëzuar nga KQZ si draft.