Më shumë se gjysma e punonjësve në sektorin e ndërtimit janë deklaruar me pagë mujore bruto më të ulët se 50 mijë lekë. Pra pjesa dërrmuese, konkretisht 55 për qind e të punësuarve në ndërtim, gjatë vitit 2025 patën të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale e këtij viti. Të dhënat e sektorit tregojnë se në total janë më shumë se 64 mijë e 500 punonjës në sektorin e ndërtimit, pjesa më e madhe e tyre të dedikuar në ndërtimin e ndërtesave rezidenciale dhe jorezidenciale.