Pagat e magjistratëve sollën përplasje mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Para se Kushtetuesja të fliste për kërkesën e unionit të gjyqtarëve, ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili kritikoi rrugën e zgjedhur për të kërkuar shfuqizimin e disa pikave të ligjit të vitit 2023 dhe kthimin në kushtet kur paga e magjistratëve të ishte ekuivalente me pagën e drejtorit të drejtorisë së përgjithshme të kryeministri. Rama e konsideroi ndërhyrje skandaloze në kompetencat e ekzekutivit.