Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë këtë të martë në takimin e mbajtur në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve deklaroi se paga e mësuesëve shumë shpejt do të shkojë drejt një mesatareje prej 950 euro. Rama vuri theksin se qeveria duhet të ndryshojë gjithashtu mekanizmin e rritjes çdo 5-vjet të pagës duke u bazuar vetëm te vjetërsia e mësimdhënësve.