Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, ka njoftuar se ka dorëzuar padi në Prokurori kundër presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Në një postim në FaceBook, Stojanoviç shhkruan se Dodik ka bërë deklarata gjatë paraqitjeve publike, të cilat fyejnë dinjitetin e boshnjakëve dhe “shkelën të drejtën e fesë dhe kulturës, dhe liritë themelore, që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare”.