Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar Kinës të japë shpjegime pas raporteve se koronavirusi e ka pasur vërtet origjinën në një laborator kinez, por jo si armë biologjike. Ai thuhet të jetë rezultat I disa eksperimenteve që duhet të dëshmonin se shkencëtarët kinezë janë superiore krahasuar me ata amerikanë në identifikimin e kërcënimeve virusale. Lajmi vjen pasi presidenti Donald Trump tha të mërkurën së SHBA-ja po përpiqet të përcaktojë nëse virusi kaloi tek njerëzit aksidentalisht gjatë eksperimenteve me lakuriqët e natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan.