Në urgjencë, situata paraqitej më e normalizuar paraditen e kësaj të enjte. Stafi mjekësor, reagoi nëpërmjet një postimi në facebook, ku hodhi poshtë akuzat për mungesë kapacitetesh dhe mospërballim të fluksit të pacientëve. Madje në deklaratë thuhet se pacienti i shtrirë në tokë ishte i intoksikuar nga alkooli dhe refuzoi ndihmën e personelit.