Top News – Pa ushqim, pa karburant, pa turistë / Jeta në Kubë po ndalet nën presionin e SHBA-së
18/02/2026 11:34

Vizitorët ishin të panumërt, përfshirë personazhe të famshme si Uill Smith, Rihana dhe Kim Kardashian. U duk sikur kuba po përfitonte nga kjo. Për vetë kubanezët, ajo ishte koha më e artë e turizmit në Kubë. Por tani, ishulli mund të jetë duke përjetuar momentin e pasigurisë ekonomike më të thellë që banorët e ishullit kanë përjetuar në dekada. Përmes veprimeve ushtarake në Venezuelë dhe kërcënimeve me tarifa ndaj Meksikës, administrata Trump ka ndërprerë rrjedhën e naftës në Kubë, duke u përpjekur ta detyrojë ishullin e drejtuar nga komunistët të ndërmarrë reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike. Kuba nuk duket se ka ndonjë aleat të mbetur të gatshëm që ta furnizojë me karburant me vlerë qindra miliona dollarë të nevojshme për të fuqizuar ekonominë. Nafta që i ka mbetur ishullit po mbaron. Humbja e dyfishtë, e karburantit dhe turistëve, ka qenë katastrofike. E ndërsa kriza vazhdon, jeta po ndalet ngadalë në këtë ishull me gati 10 milionë banorë. Mësimet janë pezulluar në shumë shkolla dhe punëtorët janë lënë në shtëpi për të kursyer energji. Hotelet janë zbrazur pasi janë anuluar edhe fluturimet nga Rusia dhe Kanadaja pasi nuk ka karburant të mjaftueshëm për avionët në ishull për fluturime më të gjata ndërkombëtare. Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja i kanë paralajmëruar qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet jo-thelbësore në Kubë. Shumë spitale shtetërore kanë ndërprerë shërbimet dhe mungesa e karburantit dhe kamionëve të mbledhjes së mbeturinave ka bërë që plehrat të grumbullohen në shumë lagje. Në pothuajse çdo cep rruge, bisedat përqendrohen te ndërprerjet e energjisë elektrike. Natën në Havana, yjet janë qartë të dukshëm pasi pjesa më e madhe e qytetit është e mbuluar në errësirë pothuajse totale. Administrata Trump thotë se qeveria kubane duhet të hapë më në fund ekonominë e centralizuar të ishullit para se të shembet.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58