Pas më shumë se tre muajsh dështimesh të konstituimit të Kuvendit të Kosovës si pasojë e përçarjes politike në vend, deputetët kanë angazhuar edhe asistentë personal. Sipas mediave në Kosovë, asistentët e rinj paguhen nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë. 74 deputetë, nga 120 gjithsej, kanë angazhuar zyrtarë të lartë personalë – përkatësisht këshilltarë, asistentë e koordinatorë.