Për herë të parë përfundimi I sesionit pranveror, e ka gjetur Kuvendin e Kosovës të pakonstituuar. Prej më shumë se 4 muaj, deputetët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për emrin e kryeparlamentarit. Ngërçi politik, mund të pamundësojë që deputetët e Kuvendit të mos bëjnë pushimin e zakonshëm deri në vjeshtë. “Kuvendi e zhvillon punën në dy sesione: Sesioni Pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar dhe përfundon në fund të muajit korrik. Sesioni Vjeshtor fillon të hënën e dytë të muajit shtator dhe përfundon në fund të muajit dhjetor. Ndërsa Kuvendi ndërmjet dy sesioneve, mund të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.