Investitorët e Portit të Durrësit fillojnë shitjen e apartamenteve më 8 Dhjetor. Projekti është ende në fazë fillestare, ku aktualisht po hapet sheshi për ndërtimin e pallateve, por pas marrjes së dritës jeshile nga Kuvendi, kompania që ka marrë 818 mijë metër/katrorë truall me 1 euro nuk ka humbur kohë dhe ka nisur me planin e shitjeve.