Top News – Pa gjumë në Kiev, shi bombash…Kryeqyteti ukrainas nën sulmet ruse çdo natë
20/07/2025 12:25

Për disa netë në javë, Daria Slavytska merr një dyshek joge, batanije dhe ushqim, i fut në një karrocë fëmijësh dhe zbret bashkë me djalin e saj dy vjecar në metronë e Kievit. Ndërsa sirenat e sulmeve ajrore gjëmojnë, 27-vjeçarja përpiqet të bëjë disa orë gjumë të sigurt nën tokë. Gjatë dy muajve të fundit, Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa gjatë natës në Kiev në një ofensivë verore që po e tendos mbrojtjen ajrore të qytetit dhe që i ka lënë 3.7 milionë banorët e tij të rraskapitur dhe në ankth. Qytete dhe fshatra të tjerë kanë parë shumë më keq që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në fillim të vitit 2022 - veçanërisht ato afër vijës së frontit. Shumë vendbanime janë dëmtuar ose pushtuar ndërsa Rusia përparon dhe mijëra njerëz i janë drejtuar kryeqytetit, që konsiderohet edhe si më i mbrojturi në vend. Por sulmet e rënda të këtyre kohëve të fundit po fillojnë të ndryshojnë gjendjen shpirtërore. Natën, banorët nxitojnë drejt stacioneve të metrosë thellë nën tokë, në skena që kujtojnë bombardimet gjermane "Blitz" të Londrës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sistemi i metrosë në kiev regjistroi 165,000 vizitorë gjatë netëve të qershorit, më shumë se dyfishi i 65,000 vizitorëve në maj dhe gati pesë herë më shumë se numri i qershorit të vitit të kaluar, tha shërbimi i tij për shtypin. Më shumë njerëz kërkojnë strehë atje për shkak të "shkallës dhe vdekshmërisë" së sulmeve, thotë për Reuters kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko. Ai thotë se sulmet kanë vranë 78 banorë të Kievit dhe kanë plagosur më shumë se 400 në gjysmën e parë të vitit. Presidenti i SHBA-së Donald Trump përmendi sulmet e Rusisë në qytetet ukrainase kur njoftoi vendimin e tij për t'i ofruar Kievit më shumë armë, përfshirë raketat Patriot për të forcuar mbrojtjen e tij ajrore. "Është e pabesueshme që njerëzit të qëndrojnë gjithë kohën me frikën se një raketë mund të godasë apartamentin e tyre", tha Trump. Shkencëtarët dhe psikologët thonë ndërkohë se mungesa e gjumit po lë gjurmë në një popullsi të lodhur nga më shumë se tre vjet luftë.

Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43