Thirrjet për drejtësi për Masakrën e Reçakut nuk mungojnë as kur ka kaluar një çerek shekulli që nga ngjarja e rëndë e 15 janarit të 1999-ës, me ushtarë e paramilitarë serbë, që ekzekutuan në mënyrë barbare 45 civilë shqiptarë, mes të cilëve edhe një grua. Në ceremoninë përkujtimore të organizuar në Reçak mëngjesin e sotëm, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përsëriti edhe njëherë apelin për drejtësi, si rruga e vetme drejt lirisë, paqes dhe pajtimit.