Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe përmbylljes së të gjitha ankesave që patën partitë dhe kandidatët politikë, Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën e parë të konstituimit të Kuvendit të ri. Osmani nuk ka humbur kohë dhe ka caktuar që seanca të mbahet mesditën e kësaj të mërkure. Presidenca ka bërë të ditur se thirrja me shpejtësi e seancës së konstituimit bëhet “duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.