Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur këtë të premte në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Përmes një reagimi në rrjete sociale, presidentja thotë se ka diskutuar me sekretarin amerikan për mundësitë e forcimit të aleancës mes dy vende si dhe për hapat konkretë në këtë drejtim që kanë rëndësi jetike për popullin e Kosovës. “E falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon”, shkruan Osmani. Presidentja thotë se më sekretarin amerikan diskutuan edhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit strategjik. Takimi në Departamentin Amerikan të Shtetit u zhvillua në 18-vjetorin e lidhjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve.