Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ku kanë biseduar për ndryshimet në administratën amerikane, me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA javën e kaluar. “Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Presidentes.