Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë gjatë ditës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau. Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman me liderët e Kosovës dhe Serbisë.