Presidentja Vjosa Osmani është shprehur se e kanë në dorë partitë politike, për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik dhe për të mos rrezikuar humbjen e fondeve të tjera nga BE për investime. Osmani u shpreh se Glauk Konjufca, i mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe se shpreson që seanca për zgjedhjen e qeverisë të thirret sa më shpejt. Presidentja Vjosa Osmani tha se “nuk mund ta paragjykoj” nëse Glauk Konjufca, të cilin ajo e mandatoi për krijimin e qeverisë së re, do të arrijë ta bëjë këtë.