Albin Kurti akuzoi Presidenten Vjosa Osmani se ka shkelur dy herë Kushtetutën. Hera e parë me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe hera e dytë me nisjen e bisedimeve me partitë politike, që ai i bojkotoi për datën e re të zgjedhjeve. Kurti doli në një konferencë për shtyp, ku fajësoi opozitën për dështimin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit brenda datës 5 mars. Kryeministri i Kosovës tha se nuk mbështeti Vjosa Osmanin për rikandidim pasi e dinte që ajo nuk gëzonte shumicën e 80 mandateve në Kuvend.