Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për dorëheqjen e tre policëve nga komuniteti serb në veri të vendit, duke e lidhur vendimin e tyre me presionin e vazhdueshëm që u është bërë nga Beogradi zyrtar. Osmani i quajti taktikat e Serbisë, sit ë njëjtat me ato të ish-udhëheqësit famëkeq, Slobodan Milosheviç, teksa premtoi se Kosova do të vijojë angazhimin e saj për gjithëpërfshirje në të gjithë institucionet e vendit.