Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në kuadër të turit ballkanik që ka nisur u ndal këtë të shtunë në Prishtinë. Ajo u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi dhe një takim kokë më kokë. Në konferencën për shtyp, Vonder Leyen kërkoi më shumë punë nga ana e Kosovës në dialogun me Serbinë në mënyrë që BE të heq masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.