Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, pritet të votohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova ka bërë gjithçka që pritej prej saj dhe se ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme në mënyrë që shtetet dhe deputetët ta përkrahin këtë anëtarësim.