Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi mandatimin për kryeministër të Galuk Konjufcës, propozim I Lëvizjes Vetëvendosje. Në një konferencë për mediat, presidentja Vjosa Osmani tha se ka vepruar në përputhje me Kushtetetutën e vendit. “Në përputhje me Kushtetutën dhe tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kam mandatar Glauk Konjufcën kandidat tjetër për kryeministër, ashtu qartë e kërkon e përcakton edhe neni 25 pika katër, por edhe vet praktika e Kushtetueses. Mandatimi i Konjufcës është në përputhje me përgjegjësin tjetër të cilën Gjykata Kushtetyuese ia ka dhënë presidentës në po të njëjtat atkgjykime, respektivisht përgjegjësin që presidentja të ruaj stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet”, tha ajo.