Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi pas takimit këshillimor me partitë politike se brenda pak ditëve do të shpallë datën e zgjedhjeve të rregullta. OSMANI - Disa parti preferuan 26 janarin, 3-4 tjera që preferuan 9 shkurtin, 2 ose 3 të tjera 16 shkurtin dhe kishte parti që thjeshtë nuk kishin preferencë, sepse cila do datë ju përshtatej. Jemi ende brenda afatit të konsultimeve.