As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, nuk është shënuar përparim për zhbllokimin e ngërçit politik, i shkaktuar nga dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. ‘Nuk ka asnjë zgjidhje për ngërçin politik’, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas takimit të përbashkët të liderët politikë. Ai tha se VV e ka bllokuar Kuvendin dhe se tashmë nuk duan ta vazhdojnë cirkun e çdo 48 orëve.